Java që kaloi ishte mjaft e mirë për mbrojtësin e Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshitin. Lojtari i Atalantës u përzgjodh në formacionin e javës në Itali, pas një performance mjaft të mirë ndaj Fiorentinës, ku nuk e lejoi kundërshtari për asnjë moment të vetëm të depërtonte në zonën e rreptësisë. Gjithashtu Gjimshiti realizoi dhe një asist për Toloin në minutën e 63-të, i cili ishte goli i tretë dhe i fundit i takimit.
Ky ështe një lajm mjaft i mirë për trajnerin e Kombëtares Shqiptare, Edi Reja i cili në prag të ndeshjeve të marsit, ka një siguri në mbrojtje me Kumbullën dhe Gjimshitin. Gjithashtu Atalanta ka mësuar dhe kundërshtarin në Uefa Champions League, që do të jetë Reali i Madridit./Elio Hajdari-Sport Ekspres/