“Është një profesionist i madh, ka personalitet”, Inzagi përgëzon Kristjan Asllanin: Ka cilësi të shkëlqyera

Kristjan Asllani hyri në fushë si zëvendësues kundër Romës, por diti si të ndryshojë lojën e skuadrës së tij. Mesfushori shqiptar madje pati edhe një meritë të madhe në aksionin e golit, i cili nisi nga një vertikalizim i shkëlqyer i tij që nga gjysmëfusha. Paraqitjen e Asllanit e ka vlerësuar pozitivisht edhe Simone Inzagi. Trajneri i Interit tha pas ndeshjes se lojtari i Kombëtares shqiptare po i merr minutat e tij për shkak se zotëron cilësi të shkëlqyera.

“Asllani erdhi në klub me personalitet të madh, po rritet shumë. Ai është këtu prej një viti e gjysmë, e di që është ndryshe të luash te Interi. Por ai po i merr minutat, sepse ka cilësi të shkëlqyera dhe është një profesionist i madh. Jam shumë i lumtur me të”, ka thënë Simone Inzagi për mikrofonin e “DAZN”-it./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online