“Është nga më të mirët në qarkullim, do të jetë njeriu i merkatos”, menaxheri i Mitajt e ka siguri: E pret një karrierë e madhe

Mario Mitaj pritet që të ndërrojë ekip në verë. Të paktën kështu shprehet menaheri i tij, Silvio Paliari. Ky i fundit ka thënë për “Tuttomercatoweb.com” se ofertat nuk munguan as në janar, por Lokomotiva refuzoi të hiqte dorë prej tij. Paliari është shprehur se Mitaj është ndër lojtarët më të mirë në qarkullim të datëlindjes 2003.

“Djali është mirë. Raportet me klubin janë të mira dhe mund të flitet qetësisht. Po presim Europianin, ku do të përballet edhe me Italinë. Kishte kërkesa në janar. Lokomotiva e Moskës nuk dëshiroi ta linte të ikte, por jam i sigurt që në verë do të jetë njeriu i merkatos. Jam i sigurt që do të bëjë një karrierë të madhe.

Lokomotiva e Moskës pagoi 3 milionë e gjysmë për të. U treguan largpamës. Duhet të falenderoj edhe Silvinjon, trajnerin e Kombëtares shqiptare, i cili e ka aktivizuar gjithmonë si titullar. Mario është një nga më mirët e datëlindjes 2003 që janë në qarkullim”, ka thënë Silvio Paliari./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online