Tomas Strakosha ka folur për mikrofonin e “TV Klan”-it pak minuta përpara fillimit të ndeshjes vendimtare kundër Spanjës. Portieri i Kombëtares sonë ka thënë se ekipi sot ka mundësinë të shkruajë historinë, prandaj do të hyjnë në fushë për t’u kualifikuar.
“Të gjithë janë gati. Po e presim me shumë emocione sot. Shpresojmë për nëj rezultat pozitiv, sepse kemi nevojë ne, kanë nevojë të gjithë shqiptarët. Kemi mundësinë të shkruajmë historië. Silvinjo na ka thënë që të kemi durim, të mos na kapin emocionet si me Italinë.
Për mua është ndeshja më e rëndësishme e karrierës sime. E kam pritur që kur kam qenë i vogël një ndeshje të tillë. Shpesoj që Zoti të na ndihmojë dhe të kualifikohemi sot”, ka deklaruar Tomas Strakosha./Halit Delibashi-Sport Ekspres/