Tomas Myler ka dhënë një intervistë për “Sport Bild”, ku ndër të tjera është pyetur edhe në lidhje me Erling Halandin. Ky i fundit është ylli më i madh i rivalëve të përjetshëm të Bajernit, Borusias së Dortmundit.
Megjithatë lojtarë të verdhezinjve shpesh herë janë rrëmbyer nga bavarezët, prandaj emri i tij është lakuar së fundmi për të zëvendësuar Robert Levandovskin. “Dëshironi të ushqeni Haaland me asistimet tuaja?”, pyeti “Sport Bild” dhe Myler nuk hezitoi të përgjigjej në mënyrë ironike: “Preferoj të ushqej kuajt dhe lepujt e mi”./Sport Ekspres/