“Është kthyer në lojtarin më të rrezikshëm të klubit”, në Angli e dinë fundin me Brojën: Do thyejë zemrat e tifozëve

Armando Broja po kalon një sezon fantastik me fanellën e Sauthemptonit. Sulmuesi shqiptar ka arritur të shënojë 4 gola në Premier Ligë deri më tani, si dhe ka sjellë jo pak shqetësime për kundërshtarët me shpejtësinë e tij. “Hampshirelive” ka bërë vlerësimet e saj për “shenjtorët” në këto 19 javë të para kampionat, ku raportuesi i tyre pranë klubit, Tom Liç ka dhënë notat e tij për secilin lojtar.

Armando Broja është vlerësuar me notën 9 për atë çfarë ka dhënë në fushë, ndërsa në përshkrim shkruhet: “Që tani është i preferuari i tifozëve. Armando Broja premton të thyejë zemrat e Sauthemptonit kur të ktheht përsëri te Çelsi në fund të sezonit. E mori ngadalë vendin e tij, por që atëherë ka qenë lojtari më i rrezikshëm i klubit”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *