“Është koha e shqiptarit”!  Kristjan Asllani do të luajë nga minuta e parë kundër Juventusit, merr vendin e Marcelo Brozovic

Presioni i madh në Itali për Kristjan Asllanin duket se ka ndikuar edhe te Inzagi. Ky i fundit po llogarit që ta aktivizojë nga minuta e parë mesfushorin shqiptar kundër Juventusit. Zikaltërit do të përballen sot me këtë kundërshtar në Kupën e Italisë.

Kjo është gjysmëfinalja e parë që do të luhet mes tyre, ndërsa sipas formulës së përdorur në Itali, do të ketë edhe një akt të dytë. “Është radha e Asllanit të diktojë lojën e Interit. Mesfushori shqiptar u testua dje nga Inzagi në vendin e Brozovic”, shkruan Tuttosport. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online