Brajan Gruda u afrua përkohësisht në kampin stërvitor të ekipit të parë të Gjermanisë, por largimi i tij u shty deri në datën 7 qershor. Lojtari shqiptar duket se po bind Nagelsmanin me nivelin e shfaqur në stërvitje. Trajneri i “pancerave” ka deklaruar për mediat se Gruda është jashtëzakonisht krijues në fushë dhe se e ka ende një shans për të qenë pjesë e Kampionatit Europian që do të nisë më 14 qershor.
“Gruda është jashtëzakonisht krijues në çerekun e fundit të fushës. Një futbollisit shumë i mirë. Jam shumë entuziast kur e shoh në stërvitje. Shpresoj që ai ka vetëbesimin e nevojshëm me ne. Ata (Gruda dhe Rajtci) janë me ne vetëm për stërvitje tani për tani, por gjithashtu ka një shans (për të qenë në Europian), gjithmonë mund të ndodhë diçka. Është një shenjë për ta fakti që u thërritën për t’u stërvitur”, ka deklaruar Julian Nagelsmani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/