“Është humbja më turpëruese në histori”! Ilir Daja shkakton tërmet në Kroaci, trajneri i Dinamo Zagreb: Mos u anko se dikush po të godet me grusht…

Ballkani ka arritur që të fitojë me shifrat 2-0 kundër Dinamo Zagreb. Një tjetër arritje e madhe e Ilir Dajës që vazhdon të marrë rezultate mbreslënëse me kampionët e Kosovës. Kjo fitore ka shkaktuar “tërmet” në Kroaci. Ato e kanë cilësuar si një nga humbjet më turpëruese në histori, ndërsa për trajnerin e Dinamos së Zagreb, Jakirovic, kjo ishte njolla më e madhe e karrierës.

“Do të fle dhe do të vendos nëse kjo është ndeshja ime e fundit për Dinamon. Nuk e di nëse kjo ishte ndeshja ime e fundit për klubin. Sepse edhe unë e konsideroj veten përgjegjës. Unë kam dhënë gjithçka që kur kam ardhur në Dinamo, po u jap një shans të gjithëve, i takon të përfitojnë. Nëse je gjithmonë duke folur që dikush të godet me grusht, se dikush nuk të do, atëherë dil në fushë dhe trego pse je aty. Po flas absolutisht hapur, i tillë jam, këta lojtarë duhet të mendojnë mirë nëse e meritojnë të jenë në Dinamo. Është e lehtë të thuash një gjë dhe të ofrosh diçka tjetër në fushë. Kjo nuk është afër nivelit të Dinamos, kjo është humbja më e rëndë për mua”, tha Jakirovic. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online