Është hedhur firma në marrëveshje, Edi Rama konfirmon akademinë e Manchester City-t në Durrës: Shqipëria hyn në hartë prestigjoze të City Football Group

Edi Rama ka konfirmuar hapjen e akademisë së Manchester City-t në Shqipëri. Kryeministri shqiptar ka postuar në faqen e tij zyrtare në “Facebook“ një njoftim ku bën me dije se klubi anglez do të ndërtojë në Durrës kampusin e tij për rajonin. Në foto shihet edhe Ministria Kushi që ka firmosur marrëveshjen për këtë projekt të përbashkët me Manchester City-n. Një lajm mjaft pozitiv ky, teksa të rinjtë shqiptarë do të mund të jenë provojnë veten në një nga klubet më të mira të futbollit të dekadës së fundit.

“Akademia e klubit të Manchester City-t dhe shkolla e tij e futbollit për fëmijët do të kenë në Durrës kampusin e tyre për rajonin. Sapo ka nisur kapitulli i ri i një historie miqësie e ardhmërie, në një rrugë të përbashkët suksesi me miqtë tanë të paçmuar të Emirateve të Bashkuara, falë mbështetjes së të cilëve Shqipëria hyn edhe në hartën prestigjioze të CITY FOOTBALL GROUP, bashkë me Anglinë, Spanjën, Francën, Italinë, Belgjikën, SHBA, Australinë, Brazilin, Uruguajin, Japoninë, Indinë dhe Kinën“, ka njoftuar Edi Rama./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *