“Është fikur, vuan se nuk gjeti ekip më të mirë se Empoli”, presidenti i klubit tregon arsyen e humbjes së formës nga Bajrami

Nedim Bajrami ka humbur disi nga shkëlqimi i sezonit të shkuar dhe presidenti i Empolit ka shpjeguar arsyet përse. Fabricio Korsi është shprehur se mesfushori shqiptar dëshironte të gjente një ekip më të mirë se Empoli, prandaj ka humbur disi motivimin. Por Korsi i gëzohet faktit se Bajrami iu rikthye formës së tij të lartë në përballjen e fundit kundër Lacios.

“Po flasim për një lojtar me aftësi të mëdha. Këtë vit ai vuajti nga fakti se nuk gjeti një vend më të mirë se Empoli. Pas disa vitesh, nëse të rinjtë e talentuar nuk gjejnë stimuj të rinj, mund të fiken. Kjo ndodhi me të, por kundër Lacios tregoi paraqitje kampioni”, ka thënë Fabricio Korsi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online