Brajan Gruda është në qendër të vëmendjes në merkaton gjermane. Lojtari me origjinë shqiptare ka zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm me Mainz-in, duke u kthyer në objektivin e shumë skuadrave në Bundesligë. Pas Bayer Leverkusenit, Bayer Munich-ut, Borussias së Dortmundit, tashmë një tjetër ekip është rreshtuar në radhë për kartonin e 20-vjeçarit.
Fabrizio Romano bën me dije se Gruda është “ëndrra” e Brighton-it këtë verë. Klubi që luan në Premier League beson te aftësitë e anësorit shqiptar për t’u shndërruar në një “top” lojtar, por nuk do ta ketë të lehtë të sigurojë shërbimet e tij. Kjo për faktin se Mainz-i nuk ka në plan ta lërë të lirë Brajan Grudën. Megjithatë, emri i tij po diskutohet në mjedisin e brendshëm të Brighton-it./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
??? Understand Brajan Gruda is one of the “dream” targets for Brighton this summer, considered as huge talent and future top player.
Not easy deal at all as Mainz plan to keep Gruda at the club, but Brighton have discussed his name internally. pic.twitter.com/ZvPNQsefvH
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 16, 2024