“Është efektiv para porte dhe ka forcë të jashtëzakonshme”! Drejtori i Mariborit i gëzohet Xhuliano Skukës: Shfrytëzuam momentin, nuk po përshtatej në Francë

Xhuliano Skuka do të provojë një tjetër eksperiencë në karrierë. Sulmuesi nuk arriti dot që të përshtatej te Metz pas shkëlqimit me Partizanin. Tashmë futbollisti kaloi te Maribori në Slloveni, si huazim me të drejtë blerje. Drejtori sportiv i Mariborit, Marko Suler, u shpreh me superlativa për lojtarin e marrë nga Metzi. “Është një huazim deri në fund të sezonit, me mundësi blerjeje. Metz u ngjit në Ligue 1, ne e dimë se cilat janë kërkesat në elitën franceze dhe gjetëm një zgjidhje për të përfunduar marrëveshjen.

Në disa karakteristika, Skuka është shumë i ngjashëm me Vipotnikun që ne kemi, me forcë të jashtëzakonshme fizike, luan me shokët e ekipit, i shërben ata dhe është shumë efektiv. Pas performancave të suksesshme në vendlindje, atij iu desh pak kohë për t’u përshtatur në Francë dhe ne shfrytëzuam rastin për ta sjellë në Maribor”, tha Suler. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *