“Është e vështirë që Vllaznia të konfirmohet çdo sezon”, Brdariç tregon arsyet përse qendroi në Shkodër: Më pëlqen ti zhvilloj ekipet

Tomas Brdariç ka dhënë një intervistë mbrëmjen e stome në emisionin “Ora Sport“ që transmetohet në “Ora TV”. Trajneri i skuadrës shkodrane shprehet se sezoni i shkuar ishte tejet i suksesshëm për kuqeblutë, por është e vështirë për një ekip i Vllaznia të konfirmohet në çdo sezon. Brdariç gjithashtu ka treguar edhe arsyet që e shtynë të qendronte përsëri në Shkodër pavarësisht se në sezonin e shkuar pati oferta nga shumë klube të tjera.

“Mendoj se viti i kaluar ishte sezon shumë i suksesshëm. Për tu konfirmuar çdo sezon te Vllaznia është shumë e vështirë. Pritshmëritë në qytet dhe përreth janë shumë të larta. Duhet të jemi pak realist. Suksesi i sezonit të shkuar ishte i shpejtë, por duhet të përmirësohet infrastruktura. Në mendimin tim kishim një fillim shumë të vështirë, me kundërshtarë shumë të vështirë. E filluam me Laçin, luajtëm me Teutën, luajtëm me Partizanin. Nëse do të shkosh në majë duhet të shfrytëzosh shanset kur të jepen mundësitë. Në të gjitha ndeshjet ne kishim 2-3 mundësi për të shënuar, por më pas kemi pësuar gol. Jemi kompetitiv. Na duhet pak kohë për zhvillim. Duhet pak kohë. Kemi futur 5 lojtarë të rinj në formacion dhe kjo është shumë për Vllazninë. Së pari më pëlqen të kem vazhdueshmëri dhe të zhvilloj ekipet.

Përse nuk u largova pas sezonit të shkuar? Vitin e shkuar kalova mirë në Shkodër. Më pëlqeu shumë ky qytet dhe ta lija këtë klub nuk ishte diçka e lehtë.  Për mua është shumë e rëndësishme të kemi një harmoni të mirë në ekip. Mendoj se duhet të jemi më afër së bashku se në sezonin e shkuar. Infrastruktura nuk është më e mira. Duhet të zhvillohemi së bashku. Është shumë e rëndësishme të qendrosh kur zhvillon një ekip.

Djali im? Është një djalë i ri dhe dëshiron të luajë futboll. Vitin e shkuar luante me ekipin U21. Shkoi jashtë, por në të ardhmen mund të kthehet, nuk i dihet kurrë. Në njërën anë është djali im, në anë tjetër është një numër më shumë në skuadrën time. Të gjithë ata që punojnë me mua duhet të kuptojnë të jenë profesionist në maksimum. Kjo është ajo që kërkoj. Mendoj se jemi të aftë të fitojmë të gjitha ndeshjet. Kur shikojmë sezonin e shkuar, kemi ëndrra”, ka thënë Tomas Brdariç./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online