Është duke treguar vlerat e tij në Serie A, ish-mbrojtësi i Napolit: Rrahmani po dëshmon se është mbrojtës i madh

Amir Rrahmani ka zënë vendin e titullarit në mbrojtjen e Napolit, duke shpalosur vlerat e tij në kampionatin italian. Ish-mbrojtësi i të kaltërve, Giubilato, ka folur për “Radio Goal“ në “Radio Kiss Kiss Napoli”, ku vlerëson futbollistin shqiptar dhe Juan Jesus-in. Sipas tij Koulibaly është i pazëvendësueshëm te Napoli, por nga ana tjetër Rrahmani po dëshmon se është një mbrojtës i madh.

“Të luash pa Koulibaly-në nuk është e lehtë, është i pazëvendësueshëm. Por Juan Jesus dhe Rrahmani kanë dëshmuar se janë mbrojtës të mëdhenj. Çfarë do të thotë të kesh luajtur në Napoli? Kam pasur një grindje me të gjithë Romën për faktin që shkova të luaja te Napoli, por jam krenar për këtë. Unë jam plotësisht një tifoz i Napolit. Në planin personal më la gjithçka, frekuentoj ende qytetin dhe kur nuk vij për disa kohë më mungon shumë. Më quajnë ‘napolitan’ këtu në Romë”, ka thënë David Giubilato./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online