Juventusi nuk e ka humbur ende interesin për Armando Brojën. Miliku është i dëmtuar dhe sulmuesi shqiptar shihet si alternativa e duhur për të konkuruar me Dushan Vlahoviçin. Xhani Balxarini ka deklaruar në kanalin e tij në “Youtube” se drejtori sportiv i Juventusit është takuar me drejtuesit e Chelsea-t.
Palët kanë diskutuar edhe formulën e transferimit, e cila është pika ku dy palët ndahen. Gazetari i “Mediaset”-t. Chelsea dëshiron shitjen përfundimtare të Brojës, por te Juventusi kanë hedhur idenë e një huazimi me të drejtë ose me detyrim blerjeje në fund. Broja ka bindur Tiago Motën se është i duhuri për repartin e tij sulmues dhe mbetet për t’u parë nëse ky transferim do të kryhet këtë verë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/