Është çudia e madhe e këtij sezoni! Erzeni, “fortesa“ që në “Abissnet Superiore“ nuk e thyejnë dot

Erzeni ka befasuar gjithë opinionin sportiv këtë sezon. Në verën e vitit të shkuar pjesëmarrja e tyre në elitë ishte në pikëpyetje, teksa pavarësisht se kishin siguruar ngjitjen nga Kategoria e Parë, nuk përmbushnin kriteret e duhura për të qenë pjesë e “Abissnet Superiore“-s. Ekipi u ndërtua në kohë rekord falë afrimit të investitorëve në klub dhe të gjithë mendonin se do të ishin thjesht kalimtar në këtë sezon.

Por ja ku jemi, 21 ndeshje të zhvilluara në kampionat dhe Erzeni renditet i 4-ti në renditje. Nga kreu e ndajnë vetëm 6 pikë dhe është në garë për Europën. Shijakasit mund të quhen me të drejtë çudia e madhe e këtij edicioni futbollistik, ku shpesh kanë zhvilluar ndeshje emocionuese në “Abissnet Superiore“, duke marrë rezultatin edhe në minutat e fundit të lojës.

Erzeni është kthyer në “fortesën“ që në kampionat e kanë të vështirë ta thyejnë. Skuadra e porsangjitur në elitë numëron vetëm 4 humbe në këto 21 javë të para kampion, më pak se të gjithë të tjerët. Disfata e parë ka qenë ajo ndaj Bylisit, ndërsa më pas ka humbur ndaj Kukësit, Laçit dhe Tiranës. Një statistikë që i bën shijakasit të vetmit që kanë pësuar kaq pak humbje në këtë edicion të “Abissnet Superiores“. Më pranë tyre qendron Tirana, e cila numëron 6 humbje deri në këtë fazë të kampionatit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online