Është çështje kohe! Mesfushori i Shqipërisë përfundon në La Liga, kalon te ekipi që ndodhet pas Realit të Madridit dhe Barcelonës

Endri Çekiçi është gati që të bëjë hapin më të madh të karrierës. Lojtari i Shqipërisë do të largohet nga Konyaspori për të firmosur në La Liga, me Real Sociedad. Mediat turket tregojnë se mbetet vetëm çështje kohe zyrtarizimi.

Klubi spanjoll ka bërë progres të ndjeshëm për transferimin e Çekiçit. Nga krahu tjetër, Konyaspor ka gjetur edhe zëvendësuesin e tij, për ta bërë fakt të kryer largimin. Sociedad ndodhet në vendin e tretë në La Liga pas Real Madrid dhe Barcelonës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *