“Erzeni të bëhet si Kukësi në Shqipëri”, Nevil Dede: Të gjithë thonë se do ta shohim javën tjetër, po fitojnë prapë

Erzeni është duke kryesuar Superioren me 11 pikë. Mbi këtë realitet të ri ka folur edhe Nevil Dede. I ftuar në “Skaner” që transmetohet në “MCN”, trajneri shprehet se Erzeni duhet të kthehet si Kukësi, për të mos e menduar veten si kalimtarë dhe të mbijetojnë sërish në elitë.

“Është më i fortë psikologjikisht. Ky kampionati ynë është i rrezikshëm. Ka vetëm 10 ekipe, nga vendi i parë te i shtatë, lëviz pesë pozicione. Është më i fortë psikologjikisht, por rezultatet thonë edhe teknikisht.

Të gjithë thonë do ta shohim Erzenin javën tjetër, por ata po vazhdojnë prapë me fitore. Te Erzeni duhet të mendojnë që të mos e shohin veten si kalimtarë, por ta mendojnë veten si Kukësi, që është realitet në Shqipëri”, tha Dede. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *