Erzeni merr formë, rinovojnë dhe 3 nga lojtarët e vjetshëm

Erzeni ka nisur punën për fillimin e Kategorisë së Parës. Skuadra shijakase nuk pretendon të kapë Superioren, pasi mundësitë dhe buxhetin nuk e ka të mjaftueshën, por synon që të jetë në vallen e kryesuesve.

Klubi ka nisur punën për të përforcuar ekipin për sezonin e ri dhe në qendër të vëmendjes kanë qenë rinovimet me futbollistët e sezonit të shkuar. Do të vazhdojnë të jenë dhe për një sezon me ekipin shijakas mbrojtësi Mario Teqja dhe mesfushorët Igli Dakavelli e Orjan Xhemalaj.

Mbrojtësi do të luajë sezonin e 4-t me ekipin e Erzenit. Sezonin e kaluar luajti në 22 ndeshje dhe shënoi 1 gol. Dakavelli luajti në 24 sfida dhe shënoi 3 gola, ndërsa Xhemalaj luajti në 23 takime dhe shënoi 4 gola. Të 3 janë futbollistë të rëndësishëm për Erzenin që e njohin mirë klubin, pasi kanë luajtur prej disa sezonesh në Shijak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *