Erzeni gati, Stojku rikuperon edhe Goxhën për debutimin

Erzeni pret në shtëpi Besën për të rifilluar kampionatin me synimet e njëjta si në shtatorin e shkuar, pra për të tentuar pesë vendet e para në grup. Takimi pritet me entuziazëm, në stadium do të jenë një numër i lartë spektatorësh. Grupimi “Çunat e Shijakut” kanë paralajmëruar rikthimin e tyre në tribunë. Rezultatet e dobëta kishin zbehur praninë e tifozëve në shkallët e stadiumit në javët e fundit të 2017-ës, por me rikthimin e ish-presidentit, Astrit Hoxha në krye të sporteve, shpresa për krijimin e një ekipi serioz dhe me pretendime është rritur. Shijakasit presin sot tre “ish” si kundërshtar. Myslim Ramilli, Alfred Deliallisi, Armand Pasha, tre futbollistë të dashur për tifozët të cilët janë larguar nga Erzeni duke ju bashkuar kavajasve.

HOXHA – Drejtori i Sporteve, Astrit Hoxha pret të befasojë tifozerinë jo vetëm me afrimet e bëra, nga të cilat pritet që ekipi të jetë forcuar ndjeshëm. Skuadra ka pak ditë që stërvitet nga tekniku Gentian Stojku, por gjithsesi  i ndihmuar dhe nga informacionet për lojtarë të veçantë Do të bazohet për ndërtimin e formacionit. Lajmi i mirë për Erzenin është Jurgen Goxha i cili rikuperohet në kohë rekord pas një dëmtimi në kavilje. Përsa i përket mesfushorit Rejnaldo Troplini do të vendoset vetëm ditën e nesërme (sotme) nëse lojtari do të mund të aktivizohet ose jo.

Formacioni i mundshëm: Bytyçi, Konduri, Teqja, Goxha, Vathi, Polisi, Xhemalaj, Dakavelli, Shkëmbi, Lala, Xhixhiua. Trajner: G. Stojku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online