Më në fund për Eros Grezdën shkruhet për veprat që bën në fushën e lojës. Gjithmonë ishim mësuar që te sulmuesi shqiptar i Rangersit, të shkruhej vetëm për “bëmat” e tij jashtë fushës së lojës dhe dënimet e marra.
Por në mbrëmjen e sotme, ka arritur të gjejë dy gola ndaj Solihull. Bëhet fjalë për ekipin e të rinjëve U-21, ndërsa ishte Kupa e Skocisë. Grezda ka arritur që të shënojë në harkun kohor të 16 minutave dopietën, me golin vendimtar në minutën e 84 që e mbylli barazimin 3-3. Për të kaluar më pas te penalltitë ku do të ishte Rangersi që do të kalonte më tutje me 3-4 në ekzekutimin e saktë të penalltive, ndërsa Grezda nuk do të gabonte sërish. /Sport Ekspres/