Ernest Muçi është një nga lojtarët me ecurinë më të mirë në Turqi. Sulmuesi shqiptar po shënon vazhdimisht, duke u kthyer kështu në një kërcënim serioz për çdo kundërshtar. Pasditen e sotme ish-lojtari i Tiranës do të përballet me Samsunsporin, ndaj të cilit do të vendoset edhe fati i tij për sfidën ndaj Fenerbahçes.
Nëse Muçi ndëshkohet me karton të verdhë në takimin e sotëm, atëherë ai do ta ketë të pamundur të hyjë në fushë fundjavën e ardhshme kundër Fenerbahçes. Verdheblutë janë një ekip me traditë të madhe në Turqi dhe padyshim që sulmuesi shqiptar nuk do të dëshironte ta humbte një duel të tillë./Sport Ekspres/