Ernest Muçi dhe Celhaka “fërkojnë duart”, polakët prezantojnë trajnerin serb: Kur digjet Legia, ka marrë flakë shtëpia ime

Legia e Varshavës ndodhet në vendin e fundit të tabelës në kampionatin polak. Në sezonin e shkuar u shpallën kampion dhe tanimë po përjetojnë krizën e madhe, teksa kanë prezantuar trajnerin e tretë. Tashmë drejtimi i ekipit është marrë nga serbi Aleksandar Vukovic. Ky i fundit ka qenë gjithmonë pranë klubit dhe e ka drejtuar në situata të vështira, si ndodhen edhe tani.

Në prezantimin para gazetarëve, Vukovic është shprehur: “Kjo skuadër më ka stërvitur dhe rritur si futbollist e trajner. Kur ishte kjo mundësi e tillë për të hyrë në këtë zjarr, vendosa që ta bëj. Nëse Legias i ka rënë flaka, edhe shtëpia ime po merr flakë”, do të shprehej Vukovic.

Afrimi i këtij të fundit është sinjal shprese për talentet e rinj të skuadrës si Ernest Muci dhe Jurgen Celhaka. Gjatë punës së tij të mëparshme, serbi njihet për besimin e madh që i jep talenteve të skuadrës duke e ndihmuar Legian që t’i shes për shifra të larta në merkato. Një pikë e kontratës së tij me klubin është edhe kjo, përtej shpëtimit të detyrueshëm të skuadrës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *