Erjon Hoxhallari firmos, edhe dy vite bardheblu

Olsi Avdiaj

Erjon Hoxhallari është i pari lojtar bardheblu që rinovon me Tiranën. Ai ka firmosur kontratën e re që e mban bardheblu deri në vitin 2020. Mbrojtësi i krahut të majtë, i cili luajti një rol shumë të rëndësishëm në rikthimin e bardhebluve në elitën e futbollit shqiptar gjatë këtij sezoni, ka rinovuar zyrtarisht kontratën e tij me Tiranën deri në vitin 2020.

Për Hoxhallarin në drejtim të Tiranës kanë mbërritur disa oferta edhe nga jashtë vendit gjatë verës së kaluar, por edhe në këtë merkato, megjithatë trajneri Ze Maria vuri veton që lojtari të mos largohej dhe Hoxhallari hodhi firmën mbi kontratën e re, që do ta mbajë të lidhur me Tiranën edhe për 2 sezonet e ardhshme. Dhe për çudi, Hoxhallari e nisi vjet sezonin me golin në Superkupë dhe e nis sërish sivjet me firmën në kontratë, pasi mbrojtësi i majtë është pjesë e rëndësishme e projektit për sezonin e ri.

Kontrata – Mbrojtësit të Tiranës i përfundonte kontrata me klubin bardheblu në fund të këtij sezoni dhe mundësia për të nënshkruar një parakontratë me klube të tjera ekzistonte që në janar. Por ai vendosi për Tiranën. Një kontratë, që rrit ndjeshëm kushtet për lojtarin bardheblu, i cili do të vazhdojë të jetë pjesë e 24 herë kampionëve. Disa herë skuadra bardheblu është munduar që të shesë futbollistin, madje Tirana është kontaktuar nga disa ekipe, të cilat kanë shprehur interes për shërbimet e mbrojtësit të majtë. Madje, ekzistonte një listë e gjatë e skuadrave shqiptare për të marrë në ekip Hoxhallarin. Gjithsesi, Erjoni do të jetë pjesë e bardhebluve në dy sezonet në vazhdim. Kujtojmë që Hoxhallari është futbollisti më i shtrenjtë i skuadrës së Tiranës. Vlera e kartonit të tij në merkato vlerësohet 325 mijë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online