Erion Braçe ngacmon sërish Tiranën: Dy muaj e pak karantinë, nuk mbarojnë golat dhe fitoret

Zëvendës kryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, vazhdon që të thumbojë Tiranën. I njohur si tifoz i flakët i Partizanit, këtë herë ka postuar një video tjetër ku të kuqtë kanë arritur të fitojnë në derbi falë golit të Xhevahir Sukajt.

Ishte kjo mënyra sesi Braçe e ka mbyllur mbrëmjen e djeshme, ndërsa shprehet se pavarësisht se tashmë kanë shkuar dy muaj e pak në karantinë, nuk mbarojnë golat dhe fitoret e Partizanit. Një vlerësim të veçantë ruan edhe për Xhevahir Sukajn, që do të merrte asokohe dashurinë e të gjithë tifozëve të kuq. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *