Ergys Luga largohet nga Shenzheni, ka gati një ofertë nga Arabia Saudite

Ergys Luga e ka përfunduar aventurën e tij në ekipin e Shenzhenit. Pas gati thuajse dy vitesh duke punuar në Kinë, vetë trajneri shqiptar ka njoftuar se është larguar nga posti i tij. Mes falënderimeve dhe mirënjohjes, Luga e fitoi provën e parë me vetveten pasi provoi një eksperiencë krejtësisht të re pas largimit nga Shqipëria.

Ndërkohë ajo që mësohet është një ofertë e re e cila është bërë gati për të. Bëhet fjalë për skuadrën nga Arabia Saudite, Al Fateh, e cila duket se i ka dërguar një propozim trajnerit shqiptar. Luga do të ketë mundësinë që të marrë ekipin U-23 të Al Fateh, por pritet të shihet nëse do të ketë një marrëveshje përfundimtare dhe dakortësi nga dy palët. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *