Erdhi te Milani si kampion i Europës, Morata largohet pas pak muajve për në… Turqi

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Alvaro Morata pritet të ndërrojë sërish skuadër. Megjithëse mbërriti te Milani si kampion i Europës vetëm në verë, sulmuesi spanjoll do të largohet në këto ditë të fundit të merkatos. Fabricio Romano ka bërë me dije se lojtari i kuqezinjve është pranë transferimit në Turqi.

Morata ka dhënë pëlqimin e tij dhe drejtuesit e Milanit janë në bisedime me Gallatasarait për këtë lëvizje në merkato. Futbollisti 32-vjeçar ka shënuar vetëm 6 gola deri në këtë periudhë të sezonit me fanellën kuqezi./Sport Ekspres/