Erdhi si rrufe në qiellin e hapur, Gareth Bale njofton tërheqjen nga futbolli: Kalova momentet më të mira të jetës sime

Lajmi se futbollisti i Uellsit, Gareth Bale ka vendosur t’i japë fund karrierës erdhi si rrufe në qiell të hapur. Në profilin e tij zyrtar në Instagram, Bale ka konfirmuar pak minuta më parë se do të tërhiqet nga futbolli luajtur.

“Pas shqyrtimit me kujdes, ju njoftoj se do të tërhiqem menjëherë nga klubi dhe futbolli ndërkombëtar. Ndihem tepër me fat që kam arritur ëndrrën time për të luajtur sportin që dua. Me të vërtetë më dha disa nga momentet më të mira të jetës sime. Rezultati më i madh në 17 sezone, do të jetë i pamundur të përsëritet, pavarësisht se çfarë ka rezervuar kapitulli tjetër për mua.

Nga kontakti im i parë në Southampton deri tek i fundit me LAFC-në dhe gjithçka tjetër në mes, ai ka formësuar një karrierë klubi për të cilën jam jashtëzakonisht krenar dhe mirënjohës. Të luash dhe të bësh kapiten 111 herë në vendin tënd ishte vërtet një ëndërr e realizuar.

Duket e pamundur të shpreh mirënjohjen time për të gjithë ata që luajtën rolin e tyre në këtë rrugëtim. Ndihem borxhli ndaj shumë njerëzve që më ndihmuan për të ndryshuar jetën time dhe për të formuar karrierën time në mënyra që nuk mund t’i kisha ëndërruar kurrë kur fillova në moshën nëntë vjeç”, shkruan mes të tjerash  Bale. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online