Erdhi nga stoli dhe i solli fitoren Vllaznisë, Da Silva tregon problemin: Një dëmtim i vogël mund të jetë i madh për mua

Vllaznia ka arritur të marrë fitoren mbrëmjen e sotme. Shkodranët kanë mposhtur Laçin me rezultatin minimal 1-0. Fitorja për Brdariçin ka ardhur nga stoli. Ishte pikërisht Da Silva ai që me fillimin e pjesës së dytë ka finalizuar me sukses një askion të bukur të kuqebluve. Pas përfundimit të ndeshjes, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për emisionin “Gol pas Goli“ në “Supersport”.

Da Silva (Vllaznia): “Sa i përket kampionatit tim, kam pasur disa probleme muskulare. Po mundohem që nga ndeshja në ndeshje të rekuperoj formën time fizike dhe të jem gati të ndihmoj Vllazninë. Besoj se kemi karakteristika të ndryshme këtë vit. Kemi më shumë lojtarë me cilësi. Kjo është plus për ne. Duhet të përshtatemi me njëri-tjetrin, të jemi grup dhe në fund të fitojmë kampionatin. Ajo që mund të them është se kam probleme në rekuperimet në muskuj. Një dëmtim që mund të jetë shumë i vogël për mua mund të jetë më i madh dhe mund të më mbajë jashtë gjatë. Po punoj shumë në palestër, ndoshta më shumë se të tjerët për të qenë në dispozicion të skuadrës“.

Josa (Laçi): “Nuk ishte mungesë përqendrimi. Thjesht humbja e topit dhe në krahë të majtë me Hakajn duhet të ishim më të kujdesshëm. Mënyra se si luan Laçin nuk është fare mënyrë që të presi çfarë bën skuadra kundërshtare. Ne krijuam presing ndaj Vllaznisë. Patëm rastet tona. Nuk duhet ta luanim topin në krahë sepse Vllaznia i mori masat. Ne ishim shumë të deklaruar në krahë. Mazrekaj? Kur të kishim topin në zotërim thjesht do të kishim më shumë raste për të rkijuar. Sidomos në pjesën e parë duhet ti kishim zgjidhur situatat. Jo vetëm kur shkuam në portën e Vllaznisë, por edhe në situatat e tjera.

A më është dëmtuar ndonjëherë lojtari duke rrëshqitur nga shkallët para ndeshjes? Nuk më ka ndodhur ndonjëherë. Them shyqyr Zotit që nuk kishte problem më të madh. Ta kemi për ndeshjen tjetër. Da Silva nuk është problemi se prishi ekuilibrat në mesin e fushës. I dimë cilësitë e këtij lojtari. Problemi nuk filloi te Da Silva, ai ishte konkluduesi. Veprimet e Vllaznisë në ato momente ishin shumë të sakta dhe shumë të drejta. Mund të pësosh gol, unë dua të kapem te vertikalizimi që ne patëm. Pjesën e dytë e kishim topin në zotërim, por nuk vertikalizuam ashtu siç duhet. Harmon duhet të kishte hyrë në lojë me një dëshirë tjetër.“.

Brdariç (Vllaznia): “Sot është një ditë e madhe për Vllazninë, sepse skuadra tregoi një performancë të mirë. Sidomos në pjesën e parë. Nuk e kishim topin në zotërim dhe ishte shumë e vështirë të luanim në këto kushte që luajtëm ne. Shënuam menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë. Jam shumë i kënaqur. Mustedanegiç punoi shumë në pjesën e parë në presing. Ndoshta nuk është mësuar ende me presingun kur nuk e kemi topin në zotërim. Hgarxhoi disa energji në duele dhe na dha një sinjal që nuk kishte energji dhe ne e zëvendësuam. Zgjedhim në varësi se si luan kundërshtari. Kemi nevojë për zgjedhje sepse kundërshtari në ndeshjet e kaluara na ka bllokuar të dy numrat 6. Lojtarët e qendrës duhet të jenë disi më të lirshëm për të krijuar hapësira, ne nuk jemi një ekip që luajmë vetëm me topa të gjatë. Duam të luajmë futboll.

Të gjithë duhet të përmirësohen për sa i përket mënyrës sonë të lojës. Plani i lojës është i ndryshëm për do kundërshtar. Çdo skuadër është e vështirë. Da Silva është i rëndësishëm për ne, por ai duhet të qendrojë I shëndetshëm dhe të qendrojë gati për të luajtur. Kur ai është i shëndetshëm është një plus i madh për ne. Duhet të jemi të duruar për të thënë për titull. Futbolli është shumë i shpejtë. Kur fiton shkon për kampion, kur humb shkon për të rënë nga kategoria. Po punojmë në kushte mjaft të vështira në Shkodër. Asnjë nuk e di si duket këtu prapa skenave. Kemi nja stadium shumë të bukur, por klubi në përgjithësi duhet të përmirësohet në çdo aspekt tjetër. Lojtari është një lojtar i fortë dhe fitorja duhet festuar.“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online