“Erdhi në Kosovë më 1999, dhuroi 30 mijë dollarë”/ Gazetari shqiptar që intervistoi ‘Fenomenin’: I takoi të gjithë fëmijët

Për ndokënd mund të jetë e padëgjuar por Ronaldo, ai i vërteti, dikur ka shkelur në trojet shqiptare. Jo në një kohë paqe, futbolli apo ftese zyrtare, porn ë kohë lufte. Në atë luftë ku Kosova përjetoi dhimbje të mëdha nga zaptuesit serb. Mëngjesin e 27 shtatorit të vitit 1999, i shoqëruar nga i ati dhe nga sigurimi i KFOR-it, ‘Fenomeni’ pa sesi qindra fytyra fëmijësh e prisnin me buzëqeshje.

Emocionet e kësaj vizite historike i ndan për “Gazeta Sheshi” Xhavit Kajtazi, gazetari i vetëm shqiptar që me shumë mund arriti të intervistoi asokohe sulmuesin e Interit. Kajtazi thotë se mbërritja e Ronaldos në Kosovë u shoqërua edhe me një donacion simbolik të tij në shumën e 30 mijë eurove. Gjatë atyre pak momenteve gazetari shqiptar thotë se nëpërmjet të atit kishte mësuar gjithë sakrifizën e familjes që Ronaldo të bëhej futbollist.

Intervista e polotë:

Ju ishit gazetari i vetëm shqiptar i cili arritët ta intervistonit Ronaldon gjatë vizitës së tij në Gjakovë. Na flisni diçka më shumë rreth kësaj ngjarje dhe vështirësitë e realizmit të kësaj interviste?

Kajtazi: “Me emra të mëdhenj të sportit asnjëherë nuk do të hasësh në vështirësi, ngase të gjithë, pa përjashtim vlerësojnë gazetarët. Të gjitha proceset që u zhviluan deri te realizimi i bisedës kanë zgjatur pothuasje një muaj. Redaksia e sportit e gazetës “Rilindja” u vizitua disa herë nga menaxherët e kësaj ngjarjeje dhe një javë para ardhjes së Ronaldos në Prishtinë gjithçka ka qenë gati. Unë së bashku me fotoreporterin e gazetës “Rilindja”, Ridvan Slivova, patëm fatin që të jemi në helikopterin e KFOR-it së bashku me Ronaldon (atë kohë 22 vjeç), babain e tij Neilo Lazario da Lima (asokohe 60 vjeç)”.

Cilat ishin të veçantat e kësaj interviste?

Kajtazi: “Meqë isha në grupin e ngushtë të realizimit të këtij misioni, më 27 shtator 1999 iu ofruam shkallëve të aeroplanit. Pikërisht në orën 14, nëse nuk gabohem, Ronaldo preku tokën e Kosovës i shoqëruar nga organizatorët e këtij misoni bamirës, Bernar Kushner, administrator i Kosovës e të tjerë. Derisa helikopteri fluturoi nga Prishtina për në Gjakovë, shfrytëzova rastin që t’i paralajmëroj bisedën me brazilianin, asokohe të Interit i Milanos, gjë që edhe ia arritëm, pavarësisht se në programin e espeditës bamirëse nuk ishte paralajmëruar asnjë bisedë me gazetarët. Madje, nga ky mision arrita të bisedojë edhe me babain e Ronaldos që ishte një inxhnier i makinerisë, i cili ishte tejet i emocionuar nga ajo që pa në oborrin e shkollës “Mustafa Bakia” në Gjakovë, ku i biri tij ua dorëzoi ndihmën në shumë prej 30 mijë dollarë, të cilën e pranoi drejtori Iljaz Daija”

Si arritët ta realizonit këtë intervistim dhe sa kohë i’u mori?

Kajtazi: “Gjithçka nisi dhe u mbyll për dhjetë ditë kontate e takime pune me organiatorët e këtij misioni bamirës. Paraprakisht u hartua axhenda, nga e cila për asnjë minutë nuk pati ngecje. Gjithçka që ndodhi për dy-tri orë qëndrimi në Kosovë, na u duk se zhvillimet po mbyllenshin për pesëmbëdhjetë minuta”.

Cila ishte jehona e kësaj intervistë apo përmasat që mori më vonë vizita e Ronaldos në Gjakovë menjëherë pas përfundimit të luftës?

Kajtazi: “Vizita historike e futbollistit më të mirë në botë të cilën zyrtarisht po e mbulonin “Eurosporti” vetëm dy muaj pas përfundimit të luftës në Kosovë, bëri bujë shumë të madhe. Për ardhjen e tij në Kosovë kanë raportuar të gjitha mediet e shkruara dhe elektronike gjithnadej Botës. Takimi me fëmijët e Lufës së Kosovës, ishte shumë prekës dhe i jashtëzakonshëm. Unë shfrytëzova rastin pak para largimit nga Kosova që të bisedojë edhe me babain e Ronaldos Nelio Nazario da Lima dhe nga kjo intervistë mësova se babai i Fenomenit kishte shitur tërë pasurinë për të investuar për djalin e tij, i cili nga ekspertët ishte vlersuar lart, gjë që edhe doli të jetë e vërtetë”./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online