“Erdhi me reputacion bomeri”, media italiane kritika Muriqit: I hutuar, Inzagi duhet të punojë me të

Opinioni sportiv në Itali vijon të shprehë zgjënjim për Vedat Muriqin. Ky i fundit erdhi pas një sezoni fantastik me Fenerbahçen dhe pritshmëritë ishin mjaft të larta në Serie A. Por koha tregoi të kundërtën, teksa sulmuesi dardan ende nuk ka festuar golin e parë në elitën e futbollit italian.

Këtë herë kritikat vijnë edhe nga media e njohur përtej Adriatikut, “Corriere dello Sport“, e cila i kushton një artikull “piratit” shqiptar, që në brigjet italiane nuk ka nisur ende “plaçkitjet”. Në shkrimin e saj media e mirënjohur thekson se vlera e vërtetë e tij akoma nuk është parë, ndërsa nuk nguron të nxjerrë në pah zgjënjimin nga thatësira e golave që e ka kapluar Muriqin në këtë aventurë të re.

“Vedat Muriqi, nënshkrimi i ri i madh në tregun veror të Lazios, është ende në zero gola. Mbërriti te bardhekaltrit me reputacionin e një bomberi, por për shkak të problemeve të dëmtimit dhe Covidit nuk ka shënuar as një gol. Me Milanin gati një orë ndeshje: shumë përpjekje dhe kaq. Tani për tani, ai nuk është njeriu që e bëri skuadrën të bëjë hapin e shpejtë.

Vedati deri më tani ka zhgënjyer. Muriqi ka hyrë në fushë 10 herë midis Champions League dhe kampionatit, por zero gola. Pak i hutuar, jo shumë i mrehtë. Inzaghi do të duhet të punojë me të. Lazio ka investuar gati 20 milionë euro. Vlera e vërtetë e lojtarit ende nuk është parë“, shkruan “Corriere dello Sport“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *