Historia e merkatos në Superiore vazhdon dhe sa herë kemi zhvillime të reja nga mediat në Turqi, del në skenë gjithmonë Menemespori. Shumë emra janë përfshirë mediatikisht për lojtarët shqiptarë që do të kalojnë në këtë klub ku aktualisht është Domgjoni dhe Selmani. Në kohët e fundit ishte Çinari që pritej të zyrtarizohej në këtë ekip, por që nuk ndodhi.
Për të kaluar te plani i Solomon dhe së fundmi del një variant i ri. “Yeniasir” shkruan se Ngo është dëshira e madhe që kanë drejtuesit e Menemespor. Madje duke cituar saktësisht se trajneri Cenk Laleci dhe ndihmësi i tij Orhan Terzi kanë udhëtuar në Shqipëri para pandemisë për të parë sulmuesin e Tiranës. Teksa mbetën të kënaqur nga aftësitë e lojtarit që ka dalë nga akademia e Liverpulit, ekziston dëshira për ta transferuar në Turqi. /Sport Ekspres/