“Era na prishi punë, nuk po qarkullonim dot topin”! Martini flet për ndeshjen me Erzenin: Barazimi ishte rezultati më i drejtë

Shumë emocione ka prodhuar ndeshja e sotme mes Vllaznisë dhe Tiranës. Në një stadium të tejmbushur, shkodranët nuk i kanë lënë asnjë mundësi të vetme bardhebluve për të dalë në lojën e tyre. Hasani ishte në hije, ndërsa edhe Patrik bëri shumë pak për të gjetur golin.

Në minutën e 50 ishte penalltia e fituar nga Bekim Balaj që u shndërrua në gol nga Herald Marku. Kështu kjo përballje do të mbyllej në shifrat 1-0 dhe Vllaznia hap sërish luftën për titull. Nga krahu tjetër Erzeni dhe Teuta janë ndalur në barazimin 1-1. Sherif Kallaku shënoi nga 11-metrat pasi e fitoi vetë penalltinë. Kur pritej fundi i ndeshjes, Leao shënoi për Erzenin me kokë në të 87. Më poshtë gjeni intervistat e tranjerëve për “Oversport”:

Martini: “Duhej ta kishim mbyllur ndeshjen me një gol tjetër. Në pjesën e dytë ndryshoi tablo dhe për favor të erës që nuk na la të qarkullonim topin. I lëshuam territor Erzenit edhe për shkak të erës, pasi siç e thashë, nuk po qarkullonim dot topin. Të vjen gjynah që e pëson nga një goditje standarte, por barazimi ishte rezultati më i drejtë”.

Orges Shehi: “Të tre rezultatet ishin në këtë takim. Nuk e meritonim të humbisnim, meritonim më shumë për atë që u dha në fushë. Mendoj se vendosi vetëm ajo penalltia që Vllaznia fitoj sot. Bilbili u fry shpesh në këtë ndeshje, për aq kohë sa kishte lojë efektive, kemi dalë në dy raste para portës së kundërshtarit. Vllaznia ka cilësi. Të vjen keq që kjo ndeshje mbyllet me një episod. Vllaznia luante vetëm me top të gjatë dhe me Bekim Balajn që ulte topat. Për mua ai rast nuk ishte penallti për Vllazninë. Mbrojtësi ynë nuk u interesua për Balajn, shkoi Balaj tek ai. Nuk e di se çfarë pa Jorgji aty.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *