Epike/ Trajneri i jep një letër lojtarit kundër Barcelonës, nuk kupton asgjë dhe qëndron 2 minuta duke e lexuar

Barcelona luajti kundër Sevillas në Camp Nou, atje ku fitoi 3-0. Gjatë ndeshjes pati skena të pazakonta ku përfshihej Joan Jordan. Sevilla nuk e nisi mirë ndeshjen. Andaluzianët praktikisht që nga fishkëllima e parë u fokusuan në mbrojtje.

Në minutën e 59-të, Barcelona gjeti rrugën drejt portës dhe shënoi të parin. Menjëherë pas kësaj, Jorge Sampaoli thirri Joan Jordan.

Mesfushori nuk po kuptonte asgjë nga shënimet që trajneri i dha në letër dhe ka qëndruar për dy minuta duke e lexuar në konfuzion. Shënimet e trajnerit nuk patën shumë efekt. Pak minuta më vonë Sevilla pësoi golin e dytë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *