Epike/ Ndeshja ishte e mbyllur në shifrat 0-3, tifozët e ekipit të Kategorisë së 4 shpërthejnë keq për golin ndaj Manchester City

Ndonjëherë një gol nderi mund të festohet më tepër sesa ato të fitores. E tillë ishte situata në ndeshjen e FA CUP mes Sëindon dhe Manchester City. Qytetarët po kryesonin në shifrat 0-3 dhe ndeshja ishte praktikisht e mbyllur. Në minutën e 78, Harry McKirdy realizoi golin e nderit për Sëindon.

Një gjuajtje e fuqishme që përfundoi në rrjetë, ndërsa i gjithë stadiumi u ndez si të ishte shënuar goli i avantazhit. Nuk ndodh gjithmonë që t’i shënosh Manchester City-t, teksa McKirdy vazhdon të shfrenohet ashtu si edhe tifozët, duke mos mos marrë topin për ta dërguar shpejt në mesfushë dhe për të kërkuar golin e radhës.

Gjithashtu tifozët kanë hedhur flakadan në fushën e lojës “të dehur” nga entuziazmi i madh. Në fund, Palmer shënoi golin e katërt për Manchester City për t’i mbyllur shifrat në 1-4. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *