Shqiptarët vijojnë të vuajnë prej politikës dhe vitet e kanë treguar se është një mallkim nga i cili nuk poshpëtojmë dot. Problemet në vendin tonë janë të mëdha dhe shqiptarët të lodhur kanë zgjedhur gjithnjë e më shumë rrugën më të lehtë, braktisjen e Shqipërisë për të ndërtuar një jetë më të mirë në vendet më të zhvilluara të Europës. Jemi mësuar që t’i shonim shpesh në ekranet e televizioneve, por këtë herë arbitri i Superiores, Klajdi Kola, na i sjell në një tjetër këndvështrim.
Gjyqtari shqiptar nëpërmjet rrjetit të tij social bën një krahasim epik të figurave kryesore të politikës me ekipet e futbollit. Padyshim që kur vjen puna te kryeministri Rama është pikërisht Juventusi që të vjen ndër mend, duke qenë se është edhe tifoz i saj, ndërsa Kola e lidh me faktin se vjedh dhe nuk guzon njeri ta kundërshtoj. Ndërkohë Interi është ekipi që sipas tij i shkon më tepër Bashës, pasi nuk e merr njeri seriozisht.
“Edi Rama = Juventus (vjedh, bën ligjin, nuk guxon dot kush t’i thotë gjysmë llafi sepse ka në dorë gjithçka)
Sali Berisha = Milani (Ka qenë dikur, tani të çan k****)
Ilir Meta = Benevento (Të bën gol kur s’ta pret mendja)
Petrit Vasili = Portieri i Beneventos (I gatshëm në çdo moment)
Monika = Roma (E përkrahin vetëm 6 veta te LSI)
Erion Veliaj = Napoli (Bën kot se në fund ligjin e bën Juventusi)
Lulzim Basha = Interi (Nuk e merr njeri seriozisht, e nis me vrull pastaj i bien bateritë, është meme e gjithë Shqipërisë)”, shkruan arbitrit Kola./Halit Delibashi-Sport Ekspres/