Eneo Bitri ka besnikëri për Partizanin dhe dinjitet, nuk e braktisi dhe refuzoi 250 mijë dollarë në sezon

Eneo Bitri ka dinjitet dhe besnikëri, ashtu si pak lojtarë në këto kohë. “Supersport” raporton se lojtarit i mbërriti një ofertë nga Hapoel Tel Aviv para ndeshjeve të Europës. Por mbrojtësi zgjodhi ta refuzonte pasi nuk donte të braktiste klubin për shkakun e lidhjes së fortë me tifozët dhe presidentin Gaz Demi.

Gjithashtu 25-vjeçarit i erdhi edhe kontrata e jetës nga Uzbekistani. Jo pak, por 250 mijë dollarë në sezon do t’i ofronte Nefchi Faragona, ndërsa te klubi do të derdheshin 100 mijë dollarë. Kjo ofertë është refuzuar nga vetë Bitri pasi kërkon një kampionat më të fortë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *