Enea Bitri shënoi golin e vetëm të fitores të Banik Ostrava në transfertë ndaj Slovacko në fitoren 0-1. Mbrojtsi shqiptar do të realizonte në minutën e 30 për t’i dhënë fitoren ekipit.
Nga ana tjetër vlerësimet erdhën edhe nga trajneri i ekipit, Hapal. “Ju mediat nuk dini shumë gjëra. Edhe Bitri kishte probleme shëndetësore. Ai gjithashtu dha një paraqitje të shkëlqyer. Nuk bëri asnjë gabim”, tha Hapal. /Sport Ekspres/