Ëndrra për të luajtur te Barcelona i shkatërroi karrierën, Milani mendon për ringritjen e Coutinho

Philipe Coutinho cilësohej si një nga lojtarët më të mirë në Premier Ligë, në kohën kur luante për Liverpool. Megjithatë dëshira e madhe për të qenë pjesë e Barcelonës, çoi në rënie të lirë të karrierës së lojtarit. Edhe pse braziliani e provoi veten tek skuadra e Bajernit dhe e Barcelonës, për asnjë moment nuk arriti të tregojë formën e tij të mirë.

Transfermarkt ditën e sotme ka publikuar një postim ku thuhet se Milani është shumë pranë transferimit të Coutinho për vlerën 30 milionë euro. Braziliani do të mbulonte vendin e Çalhano?lu, i cili u largua vetëm pak kohë më parë tek Interi. Nëse ky transferim do të finalizohet, Barcelona do të humbte më shumë se 90 milionë euro me Coutinho, i cili u ble për shifrën e 120 milionë eurove. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online