Vllaznia nuk ka zyrtarizuar ende drejtuesit e ekipit. Skuadra shkodrane është shumë vonë me përgatitjet, pasi nuk ka nisur ende punën për fillimin e sezonit të ri dhe nuk dihet as ekipi, as stafi, thjesht pretendimet e larta për të kaluar menjëherë në Superiore.
Afati për dorëzimin e CV-ve ka përfunduar, sulmet ndaj klubit kanë nisur nga tifozët e deri te disa nga ish-kandidatët për të marrë rolin e drejtorit teknik, duke parë se nuk janë përzgjedhur. Administratori Suad Lici ende nuk ka zyrtarizuar drejtuesit në pozicionet e reja.
Vllaznia do të niste punë të hënën, por ende nuk ka asnjë lajmërim nga klubi kuqeblu se ku do të zhvillohet stërvitja dhe nën drejtimin e kujt. Gjasat janë që përgatitjet të shtyhen sërish. Shkodranët po kalojnë një moment të errët në historinë e tyre.