Një foto ka ndezur imagjinatën e tifozëve së fundmit sa i përket karrierës së Hakan Çalhanoglu. E ardhmja e tij ka shumë pikëpyetje, të cilat shtohen edhe më shumë pas një fotoje të tijën së bashku me Merih Demiral në Torino. Pavarësisht se të dy lojtarët njihen me njëri-tjetrin për shkak të kombësisë së njëjtë të tyre, fakti që mesfushori i Milanit ka udhëtuar drejt Torinos për t’u takuar me të ngre dyshime për një kalim të tij te Juventusi.
Në Itali është përfolur se lojtari turk ka qenë në orbitën e bardhezinjve këto kohë dhe fakti që Çalhanoglu ende nuk ka pranuar të rinovojë me Milanin bën që të mendohet se kemi të bëjmë me një prapaskenë merkatoje. Megjithatë gjithçka është në bazën e hipotezave dhe nuk ka asgjë të sigurt, prandaj mbetet që koha të tregojë nëse një foto me Demiral në Torino ishte thjesht një takim mes miqësor mes lojtarëve apo pas saj fshihet një shenjë për të ardhmen e futbollistit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/