“Ende flasim për futboll?”, presidenti i Sampdorias: Lotito do më urrejë, për mua kampionati mbyllet këtu

Mëgjithëse në kohë të vështira, në Itali ende flitet për futboll, teksa disa presidentë klubesh po mendojnë edhe pasojat financiare nga kjo ndërprerje, duke kërkuar që të nisin sa më parë stërvitjet. Një prej tyre është edhe Lotito, kreu i Lazios, që duke parë pas sezonin fantastik që skuadra e tij ka realizuar, nuk mund t’ia lejojë vetes të shohë Juventusin kampion me vetëm një pikë më tepër se bardhekaltrit.

Por në një linjë tjetër mendimi është presidenti i Sampdorias, Massimo Ferreti. Ky i fundit njihet për karakterin e tij paksa të çmendur, teksa shpesh herë është shprehur hapur kundër Juventusit. E përpos kësaj, në këtë gjendje ku ndodhet Italia, Ferrero habitet me faktin se përse ende flitet për futboll. Në një intervistë për “Radio Radio”, presidenti i Sampdorias, që është edhe ekipi i cili regjistron një numër të lartë futbollistësh të prekur me Covid-19, shprehet se Lotito do e urrejë, por sipas tij kampionati përfundon këtu dhe me renditjen aktuale.

“Scudetto? E di që Lotito do të më urrejë por jeta është e tillë. Për mua përfundon kështu, me këto pozicione. Ky është drejtimi për të marrë. Le të bëjmë një hipotezë, ata na japin një muaj përgatitje nga 4 prilli, mbërrijmë në 4 maj: do të na duhet të bëjmë dymbëdhjetë ndeshje. Arrijmë në gusht. Dhe me kompeticionet europiane? Ne i kemi lëvizur ato dhe kjo mënyrë është mirë, por atëherë duhet të bëjmë tetë javë të tjera ndalesë për evropianet. Çfarë ndodh me kampionatin e ardhshëm? Le të fillojmë të flasim për më pas, jo për më parë.

Fëmijët e mi janë mirë. Të gjithë këtu flasin, por kur të filloni përsëri, askush nuk di asgjë. A ka njerëz që vdesin, luftojnë një luftë që nuk mund të shihet dhe të flasin për futbollin? Ende flasim për futbollin?”, ka thënë Massimo Ferrero./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online