Ende e vuan atë rast të humbur, mbrojtësi i Interit: Asllani gaboi në Barcelonë, por…

Kristjan Asllani është duke e vuajtur ende atë rast të humbur në minutat e fundit në “Kamp Nou”. Nëse do të shënonte, atëherë kualifikimi do të kishte qenë një çështje e mbyllur për Interin. Dimarko i është kthyer sërish këtij momenti në “Pime Video”, duke pranuar se Asllani gaboi. Por nga ana tjetër thekson se nuk duhet ushtruar presion mbi të.

“Asllani gaboi në Barcelonë, por nuk duhet t’i drejtojmë dorën. Të gjithë lojtarët bëjnë gabime, e rëndësishme është të fillojmë sërish më të fortë për t’u përmirësuar”, ka thënë Federiko Dimarko./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *