Emrin e ka marrë nga Klisman, Goxha kërkesë Ramës: Nuk kemi lekë as të martohemi

Bylisi ka qenë surpriza më e madhe e kësaj Superioreje këtë sezon, kur për një kohë të gjatë i la të gjithë me gojë hapur duke rrëmbyer edhe kreun e tabelës. E një dorë në këtë sukses i ka ardhur edhe prej Jurgen Goxhës. Edhe pse pozicioni i tij natyral është mbrojtës nuk i kanë munguar as goalt, madje edhe nga ata spektakolarët me roveshatë.

Por po aq e bukur sa golat e tij ka qenë edhe intervista me “Fan Zone“ në “Supersport“, ku thumbon kryeministrin mbi zgjedhjen e bërë për të lënë jashtë pagës së luftës aktorët e futbollit. Ndërkohë ndër të tjera ka folur edhe për aventurën dhe ecurinë e Bylisit, ndërsa zbulon se ka pasur oferta nga jashtë dhe do të luftojë fort në këto 10 ndeshje të mbetura që të lërë sa më shumë gjurmë. Madje ka rrëfyer edhe faktin se i ka kërkuar trajnerit Dovedan ta aktivizojë në sulm në mënyrë që të shënojë më tepër gola.

Karantina: “Jam stërvitur në kushte shtëpie dhe në orare të caktuara kam bërë edhe aerobi në det, pasi e kam afër këtu në Durrës. Rri dhe shikoj golat dhe ato ndërhyrjet, por më mungojnë më shokët e skuadrës se ne pa futboll nuk kemi jetë.”

Bylisi do të kthehet i fortë: “Bylisi do të jetë më i fortë se më parë e do të jemi një grup mjaft i fortë. Do të tregojmë forcën tonë, pasi kemi lëshuar pak jo vetëm për fajin tonë, por edhe për disa të tjerëve”.

Kalimini në Superligë: “Unë këtu kam qenë, në Shqipëri kam luajtur, por këtu duan më shumë lojtarë të huaj se ne. Te Bylisi ka disa lojtarë të rinj, që duan pak përkrahje për të luajtur më tej. Tregu ynë është më i fortë se i këtyre që vijnë në Superiore”.

Golat me roveshatë: “Kam bërë edhe 2-3 me roveshatë dhe i kam shumë qejf akrobacitë. Emrin e kam nga Jurgen Klinsman e jam tifoz gjerman. I kam thënë trajnerit se dua të luaj në sulm për të shënuar sa më shumë gola, por e di ai“.

Temperamenti: “Që i vogël e kam pasur këtë karakter dhe kur humbja qaja për 2-3 orë. Pas dënimit të marrë, do të jem shumë ndryshe nga ai që kam qenë“.

Largimi nga Tirana: “Te Tirana u largova, pasi, duke parë afrimet, nuk do të kisha shumë hapësirë të luaja dhe zgjodha Bylisin, që kishte marrë disa lojtarë, të cilët unë i njihja. Mendoja se aty do të lija gjurmët e mia në Superiore”.

Paga e luftës: “Kryeministri sheh vetëm ministrat e tij. Ai duhet të na shikojë edhe ne, futbollistët, pasi unë tani jam i fejuar. Me çfarë të martohem kur kam 3 muaj pa u paguar? Faleminderit Federatës që na ndihmoi, pasi mbyllim një plagë të vogël“.

Merkatoja: “Në fund të sezonit mbaroj kontratën time me Bylisin dhe jam lojtar i lirë. Dua të bëj maksimumin këto 10 ndeshje e pastaj të shikojmë, pasi kam pasur oferta edhe nga jashtë vendit”, ka thënë Jurgen Goxha./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online