Ndihmësi i Rejës, Porini, ka dhënë një intervistë për mediat italiane. Pasi ka analizuar kampionatin italian, është prekur edhe tema e Kombëtares. Porini është shprehur se Armando Broja është idhulli i ri i shqiptarëve, por është duke u punuar së tepërmi që sulmuesi të mos humbasi me kohën.
“I zotëruar nga Chelsea dhe Southampton, emrin e Brojës e kanë të gjithë në buzët e tyre. Ka shënuar disa gola fantastik, me karakteristikat e tij që ka shpejtësi të madhe një kundër një dhe e sheh portën mirë. Duhet të piqet më tepër dhe ta bëj punën me profesionalizm të madh, të mendoj se nuk ka fituar ende asgjë. I duhet kohë, megjithatë ne po punojmë me të dhe për të që të bëhet ai lloj lojtari që të mos humbasi me kohën
Në momentin e shortit të grupeve të Botërorit ishte një nga grupet më të këqija të mundshme. Të luash siç bëmë ne, deri në fund dhe të humbasësh dhjetë minuta nga fundi i ndeshjes në shtëpi me Poloninë, logjikisht të lë pak keq. Ndoshta po kalonim edhe pritshmëritë më optimiste, për t’i dhënë një ëndërr kombit, neve dhe lojtarëve. Por pastaj arsyetojmë dhe jemi krenarë dhe krenarë për përmirësimin që kemi parë, për shpresën që kemi pasur deri në fund”, tha Porini. /Sport Ekspres/