Empoli gati të çojë në 5 numrin e shqiptarëve në skuadër, hedh vështrimin te talenti 18-vjeçar

Empoli është streha e katër lojtarëve shqiptarë. Samir Ujkani, Ardian Ismajli, Kristian Asllani dhe Nedim Bajrami mbajnë veshur fanellën e skuadrës italiane, ndërsa numri i tyre mund të rritet edhe me një tejtër shqiptar. Empoli ka hedhur vështrimin te talenti 18-vjeçar, Stiven Shpendi.

Ky i fundit është pjesë e ekipit të moshave të Çezenës, si dhe ka arritur të bëjë edhe debutimin me ekipin e parë. Në radhët e skuadrës Primavera, Shpendi ka shënuar deri më tani 12 gola në 7 paraqitje. Performanca e tij në fushën e lojës ka tërhequr vemëndjen nga Serie A dhe Empoli po e vëzhgon me interes mundësinë për të blerë kartonin e sulmuesit 18-vjeçar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *