Empoli është kthyer në një fabrikë talentesh, presidenti Corsi: Shitëm Asllanin, por nuk është rritur ende

Fabricio Corsi ka folur për mikrofonin e “Radio Toscana”-s, ku ka prekur temën e transferimeve të talenteve të rinj të Empolit. Mes të tjerësh përmendi edhe kalimin e Asllanit te Interi, ndërsa shton se mesfushori shqiptar ende nuk është rritur në 100% të potencialit të tij, duke lënë të kuptohet se kemi ende për të parë prej tij.

“Ricci-n e kemi shitur 9 milionë dhe për mendimin tim vlen 30. Kemi shitur Asllanin dhe Vitin dhe nuk janë ende të kompletuar në rritjen e tyre. Tani i shoh Baldanzi-n dhe Fazzini-n si djem me perspektiva të mëdha, por ende në 70% të potencialit të tyre fizik”, ka thënë ndër të tjera Fabricio Corsi./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *