Emocionueseee/ Josue e shkundi, të gjithë tifozët e Legia Warsava nisin të thërrasin emrin e Ernest Muçit në kor

Ernest Muçi ishte protagonist në fitoren e djeshme të Legia Warsava kundër Aston Villës. Polakët arritën që të fitonin me shifrat 3-2 falë dopietës së futbollistit të Shqipërisë. Veçanërisht goli i tretë dhe i dyti personal për Muçin në atë ndeshje, erdhi falë aftësive të tij individuale.

Menjëherë pas mbylljes së takimit, lojtarët e Legias kanë shkuar për të duartrokitur tifozët. Por në atë moment, tifozët kanë thirrur emrin e Ernest Muçit në kor. Josue ka shkuar për të shkundur Muçin, që nuk mund ta fshihet buzëqeshjen në atë moment. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *