Emocionuese/ U kualifikuan pasi Atletiko humbi penalltinë, lojtarët e Portos e shohin nga telefoni teksa ishin në avion

Një situatë emocionuese ishte ajo që ndodhi në fundin e ndeshjes mes Atletiko Madrid dhe Leverkusen. Ndeshja ishte 2-2 dhe vendasit kishin një penallti në minutën e fundit, ku Karasko e shpërdoroi fitoren.

Nëse Atletiko do të fitonte, kishte ende shanse kualifikimi që do t’i luante ndaj Portos në ndeshjen e fundit. Por pas këtij barazimi ishte Porto që kaloi më tej dhe Atletiko që u eliminua nga Champions League.

Portugezët e kishin fituar ndeshjen e tyre ndaj Club Brugge në shifrat 0-4, teksa nisën në të njëjtën orar me Inter-Plzen. Kështu futbollistët e Portos e kanë ndjekur në avion penalltinë e humbur dhe skena e krijuar ishte jo pak emocionuese. /Sport Ekspres/

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *